14:57 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Rahoveci nuk mjaftohet me dënimin e Yllit nga FFK, i drejtohet FIBA-s

KB Rahoveci nuk është mjaftuar me dënimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ndaj KB Yllit.

Ditë më parë FBK dënoi KB Yllin me 500 euro për banerin racist “Rahvoec – Made in Bugaria”.

Ky dënim sipas KB Rahovecit është minimal dhe i papranueshëm, andaj klubi vreshtar ka vendosur që ta dërgojë rastin në FIBA.

KB Rahoveci konfirmoi se do të vazhdojë garat për të demonstruar sportivitetin, edhe pse sipas komunikatës FBK nuk dëshiron këtë ekip në elitën e basketbollit.

KB Rahoveci është në vendin e katërt në Superligë dhe është në luftë të ashpër me Trepçën dhe Yllin për inkuadrim në playoff, ani pse pa palestër.

KB Rahoveci përballet me Bashkimin të shtunën nga ora 17:00, që është edhe derbi i kësaj xhiroje bashkë me Trepça – Ylli.

Rahoveci e humbi derin ndaj Yllit me rezultat 99-86.

Temat: