Rashel Kolaneci mahnitëse edhe pa grim
Rashel Kolaneci, edhe pse tashmë është larguar nga Xing me Ermalin, vazhdon të jetë aktive në faqen e saj të Instagramit, ku reklamon produkte të ndryshme. Me format dhe bukurinë e saj, por sigurisht edhe me ndjekësit e shumtë, ajo është shumë e kërkuar nga bizneset e aksesorëve dhe produkteve kozmetike për të reklamuar produktet e tyre. Në këto postime, është zakonisht, siç e shohim në ekran, e grimuar dhe e kuruar në maksimum, por sot ka bërë një përjashtim. Është shfaqur pa grim dhe…duket shumë bukur.
Buzët e plota, që dallohen gjithmonë në portretin e saj, fytyra e pastër, flokët e shëndetshëm, i japin Rashelit një pamje paksa fëminore që humbet kur ajo është e grimuar.
Thuajani dhe ju që duket shumë bukur!/Revistaclass