18:49 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Rashford, futbollisti më i shpejtë në këtë Botëror

Në 4 nga 5 ndeshjet e luajtura deri më tani në Botërorin “Rusi 2018”, sulmuesi i Anglisë, Marcus Rashford, e ka nisur ndeshjen nga stoli (ka qenë titullar vetëm ndaj Belgjikës), duke luajtur shumë pak minuta. E megjithatë, kaq ka mjaftuar që lojtari i Manchester United të vendosë rekordin e futbollistit më të shpejtë të kombëtares anlgeze në Botëror, duke vrapuar me shpejtësinë 33.77km/orë.

Dhe këtë gjë e ka bërë në vetëm 5 minuta lojë që sulmuesi i “3 luanëve” u aktikvizua në ndeshjen çerekfinale ndaj Suedisë. Rashford huri në fushë në minutën e fundit, duke zëvendësuar Sterling, por ka mjaftuar një sprint i fuqishëm në minutat shtesë që të regjistrojë rekordin e lojtarit më të shpejtë anglez në “Rusi 2018”.