08:57 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Rashica: Stërvitjet në Bundesligë, si ndeshjet në Holandë

Sulmuesi i Kosovës tregoi për Supersport eksperiencën e sapo-nisur të tij në Gjermani, ndërsa theksoi që me kalimin e kohës po përshtatet me futbollin gjerman që dallon shumë nga ai holandez.

Kalimi juaj në Bundesligë është pritur me shumë entuziazëm, ndërsa arritët të shënonin edhe një gol. Si po shkon aventura juaj te Werder Bremen?
Rashica: Për momentin sapo kam filluar të përshtatem, pasi në 2-3 javët e para ka qenë shumë e vështirë. Ka shumë dallim të madh me kampionatin holandez, pasi stërvitjet janë po aq intensive sa ndeshjet në Holandë. Gjithsesi çdo ditë që kalon, adaptohem edhe më shumë dhe po përfshihem në ekip, ndaj besoj se do jap maksimumin.

A mendoni se ka sjellë diçka të veçantë Challandes te Kosova?
Rashica: Besoj se trajneri po e njeh mentalitetin tonë dhe kemi analizuar me detaje të gjitha ndeshjet tona në eliminatore. Pikërisht mbi ato mangësi, po punojmë në çdo seancë stërvitore.

Nesër luani ndaj Madagaskarit. Prisni fitore?
Rashica: Po normalisht. Pavarësisht se është vetëm një ndeshje miqësore, ne jemi përgatitur mjaft mirë për ta fituar këtë takim. Kemi dhënë maksimumin në stërvitje dhe kemi bërë gjëra të bukura, që duam t’i tregojmë edhe në ndeshje.