09:20 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Real Madrid ofron 80 milionë euro për lojtarin të cilin Messi e dëshiron në Barcelonë

Duket sikur Real Madrid është e gatshme për një lëvizje të madhe – një ofertë për mesfushorin e Juventus, Miralem Pjanic.

Pjanic, i cili ka qenë i lidhur me një lëvizje ndaj rivalëve të Barcelonës në të kaluarën, gjithashtu thuhet se gëzon një admirim nga Lionel Messi.

Në fakt, gjithmonë sipas Don Ban, ylli argjentinas dëshiron që Pjanic të bashkohet me të në Camp Nou, por ka një problem. Në Madrid thuhet se janë të prirur për te bërë një lëvizje gjithashtu.

Besohet se kampioni italian kërkon 80 milionë euro për mesfushorin, me raportin që thotë se Florentino Perez është i bindur se ai mund ta sjellë atë në Bernabeu në të ardhmen. /IndeksOnline/

Temat: