20:34 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Realin e bën “lesh” skuadra e Alavesh

Real Madrid tanimë është futur në një krizë serioze rezultatesh.

“Mbretërit” janë mposhtur me rezultat minimal 1-0 në “Estadio Mendizorrotza”, ndeshje vlefshme për javën e 8 në La Liga.

Golin e fitores për vendasit e shënoi Garcia në sekondat e fundit të ndeshjes.

Kështu Reali ka 419 minuta pa shënuar 1 gola në të gjitha kompeticionet që nga ndeshja me Espanyolin në “Bernabeu”.

Pas kësaj fitoreje Alaves renditet në vendin e 3 me 14 pikë po aq pikë sa Reali dhe Barcelona. /IndeksOnline/