08:29 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Realit më shumë i duhet Mbappe sesa Neymar

Ish-futbollisti i Los Blancos, këshillon drejtuesit e klubit se kë duhet blerë.

Real Madridi nuk ka bërë asnjë blerje të madhe tash e sa vite. Madje këtë verë ata lanë Cristiano Ronaldon të largohej nga skuadra, ndërsa nuk kanë gjetur ndonjë zëvendësues adekuat për të.

Neymar dhe Kylian Mbappe të Paris Saint-Germain janë dy lojtarë që vëzhgohen me shumë interes nga Reali dhe në verë pritet të ketë lëvizje nga ana e presidentit Florentino Perez. Por ish-lojtari i Realit, Steve McManaman mendon se madrilenëve më shumë u duhet një lojtar si Mbappe sesa Neymar.

“Kë do të preferoja që ta blinte Reali tani? Mbappen”, ka thënë anglezi.

“Ai është i ri, ka vetëm 19 vjet dhe mendoj se atij mund t’i mësosh shumë gjëra dhe do të ishte më e lehtë për ta transferuar”.

“Edhe Neymar është lojtar i madh, por Mbappe më duket futbollisti adekuat për Realin”, ka theksuar McManaman.