15:55 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Renditja tabelare në Superligën e Kosovës pas tri ndeshjeve të sotme

Në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, sot janë zhvilluar tri takime interesante.

Ndeshja më dramatike u zhvillua në Gjilan, ku Liria mposhti Dritën me një gol në minutat e fundit të shënuar nga Karahoda.

Ndërkohë, në Mitrovicë, 89-shi barazoi, 1-1, me Gjilanin, teksa Llapi mposhti Ferizajn me rezultat, 1-0, transmeton IndeksOnline.

Me fitoren e sotme në Gjilan, Liria është ngritur në vendin e 10-të me 13 pikë, teksa Drita mbetet në vendin e katërt me 22 pikë.

Nga ana tjetër, me barazimin në Mitrovicë, 89-shi mbetet në vendin e nëntë, derisa Gjilani në vendin e gjashtë.

Kurse, Llapi me fitoren e sotme mbetet në vendndin e tretë me 26 pikë, dhe Ferizaj në vendin e 11-të me 11 pikë./IndeksOnline/