10:49 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

Reus ka një kërkesë për Dortmundin: Michy duhet të qëndroj

Anësori i Borussia Dortmund, Marco Reus ka një kërkesë për klubin e tij. Ai i ka thënë drejtuesve gjerman, që ta blejnë kartonin e plotë të sulmuesit Michy Batshuayi.

Sulmuesi belg u huazua nga Chelsea gjatë mini-afatit të janarit, dhe në gjashtë takime ka shënuar pesë gola, transmeton IndeksOnline.

Borussia shumë lehtë mund t’ia ofrojë një kontratë të re sulmuesit belg. Këtë e thotë edhe Reus (kapiteni) i Dortmundit.

“Do të isha shumë i lumtur nëse Michy qëndron. Ai ka treguar se sa i rëndësishëm është për ne. unë shpresoj që ne të sigurojmë një vend në Ligën e Kampionëve, dhe kjo mund të jetë një arsye e mirë që Batshuayi të qëndroj”, ka thënë Reus.

24-vjeçari nga Belgjika, zëvendësoi të larguarin Pierre Aubameyang dhe po e zëvendëson në mënyrën më të mirë të mundshme./IndeksOnline/