15:42 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rina Balaj ka gati bashkëpunimin me reperin e njohur

Reperja e njohur, Rina Balaj ka gati projektin e ri.

Kohë më parë burimet e ‘Indeksonline’ konfirmuan bashkëpunimin në mes të reperes kosovare dhe reperit të njohur nga Londra, K Koke.

Ndërsa, tani Rina përmes një imazhi ku shihet përkrah reperit ka dhënë detaje tjera rreth projektit.

Ajo ka treguar se shumë shpejtë pritet lansimi i këngës e cila mban titullin ‘Down On Me’.

Ndryshe, reperi i njohur më parë kishte bashkëpunuar me këngëtaren e shqiptare me famë botërore, Rita Orën./Indeksonline/

Temat: