20:47 / E Diele, 01 Tetor 2017 / indeksADMonline

Rita shton edhe një tatuazh në trupin e saj (Foto)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është një admiruese e artit trupor, ashtu që kohë pas kohe shton nga një vizatim në trupin e saj.

Këto ditë, ajo ka bërë edhe një tatuazh të ri, ndërsa i ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale nga momenti i realizmit të tatuazhit të saj.

Tash, 26-vjeçarja numëron më shumë se 26 tatuazhe në fizikun e saj dhe të gjitha kanë një kuptim të caktuar.