22:39 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Roma me fitore, vendin e tretë e “kapë për dore” (Video)

Roma ka arritur fitore të rëndësishme në përballjen me Torinon në garën për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Skuadra romake ka fituar me rezultat 3-0 duke përforcuar vendin e tretë.

Manolas , De Rossi dhe Pellegrini realizuar të tre golat e fitores të cilat u konkretizuan në pjesën e dytë të ndeshjes.

Me këtë fitore, Roma tani ka 56 pikë duke qenë 4 pikë larg Lazios, skuadër që ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Indeksonline/


Temat: