09:38 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ronaldo në Juventus, paga vjetore 30 milionë euro!

Cristiano Ronaldo ende nuk ka menduar për të ardhmen e tij. Por, portugezi shumë lehtë mund të largohet nga Real Madridi.

Ronaldo së fundmi është i lidhur për një transferim te “Zonja e Vjetër”, shkruan IndeksOnline.

Madje mediat në Itali dhe Spanjë nuk ndalen së shkruari për këtë “bombë” transferim!

Sipas shkrimeve, Juventusi ia ka ofruar një pagë prej 30 milionë eurove yllit të Portugalisë.

Ana italiane e ka të vështirë ta transferoj Ronaldon, pasi ky i fundit ka klauzolë lirimi prej 1 miliard eurove, por kjo shifër do të bëhet më e lehtë.

33-vjeçari është në shënjestër edhe të klubeve si, Paris Saint Germain dhe Manchester Unitedi./IndeksOnline/