17:18 / E Hënë, 16 Tetor 2017 / indeksADMonline

Rovena Stefa rikthehet pas shumë vitesh në “Kënga Magjike” me “Veq një jetë” (Video)

Këngëtarja e njohur Rovena Stefa i është rikthyer konkurrimit në garën më të madhe të muzikës në vend.

“Veç një jetë” mban titullin kënga e saj e re, me të cilën Stefa konkurron këtë vit në festivalin ‘Kënga Magjike’, në të cilin rikthehet pas 16 vitesh.

Kënga është e zhanrit baladë, gjersa është punuar nga vet këngëtarja me ndihën e kompozitorit Gent Mytaraj.

Rovena ka gisht gjithashtu edhe në vargjet e tekstit, për të cilat ka marrë ndihmë nga Taulant Skënderaj, vëllau i këngëtarit Alban Skënderaj.

Ajo u prezantua në fazën e parë të konkurrimit në “E diela Shqiptare” me një performancë magjike, shoqëruar nga balerinë të cilët i dhanë këngës një dimension dhe një frymë krejt të veçantë.

kënga është pëlqyer mjaft nga fansat që në momentet e para të publikimit, gjersa shihet si një ndër këngët favoritë për të shkuar në finale./Telegrafi/