11:59 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Rrahën mes veti vëllezërit në Pejë, bëhen për spital

Dy vellezër në Pejë janë përleshur fizikisht në mes vete.

Si pasojë, dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, shkruan Indeksonline.

Për këtë, policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/