11:33 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rrahin një person, arrestohen babë e bir në Kamenicë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në fshatin Shipashnicë e Epërme të Kamenicës, të cilët kanë rrahur një person.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar (babë e djalë) pasi që, dyshohet se të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/