10:17 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Rrahje në Pejë, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka bërë arrestimin e tre personave në Pejë, të cilët pas një mosmarrëveshje të mëhershme kanë sulmuar fizikisht një person në rrugën ‘Gjergj Fishta’.

Viktima në këtë rast ka pranuar tretman mjekësor,transmeton Indeksonline.

Njësia policore ka arritur të konfiskojë dy pistoleta njëra prej tyre me gaz. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/

Temat: