Rrahje për borxh në Ratkoc të Rahovecit
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Ratkoc të Rahovecit pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje të mëhershme rreth një borxhi e kishte sulmuar fizikisht viktimën të cilit i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Si pasojë e lëndimeve viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.