19:08 / E Shtunë, 07 Korrik 2018 / indeksADMonline

Rrufeja vret një 23 vjeçar në Rahovec

Një 23 vjeçar nga fshati Xërxë i komunës së Rahovecit është goditur sot në mëngjes nga një rrufe e fuqishme. Nga goditja, i riu me inicialet Sh.K ka ndërruar jetë menjëherë.

Indeksonline mëson se i ndjeri në momentin kur është goditur, ishte duke punuar në një objekt të lartë.

Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet nesër.

Kujtojmë se Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar se vendi do të përballet me stuhi të fuqishme edhe gjatë ditës së nesërme. /Indeksonline/