08:24 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Rusët përfundojnë ndërtimin e stadiumit më të çuditshëm, gati për Kupën e Botës (Foto/Video)

Stadiumi SP në Rusi, i cili që nga fillimi i rindërtimit ka shkaktuar shumë dyshime, tani është rregulluar krejtësisht.

Një ndër fushat e para mikpritës për Kupën e Botës në futboll do t’i ketë 35 mijë ulëse, transmeton IndeksOnline.

Të gjithë reaguan kur shikuan fotot e para të riparimit, por përfundimi është fantastik dhe stadiumi ka marrë një pamje shumë të bukur.

Stadiumi kishte vetëm 27 mijë vende, por arkitektët rus kanë bërë një punë të mahnitshme duke ia shtuar edhe tetë mijë vende tjera.

Karakteristikja e këtij stadiumi mbetët tek pjesa jugore dhe veriore, e cila gjendet jashtë perimetrit të stadiumit, por që ka një pamje shumë të mirë.

Më poshtë shihini videon se si është ndërtuar ky stadium, që do të jetë nikoqir i ndeshjeve si në vijim: Egjipt – Uruguai, Francë – Peru, Japoni – Senegal dhe Meksikë – Suedi./IndeksOnline/