08:28 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Sanchez i pari në Premierligë (Foto)

Së paku Alexis Sanchez është numri një në Premierligë.

Pas transferimit të tij në Manchester United, sulmuesi kilian u bë futbollisti më i paguar në Premier, transmeton IndeksOnline.

Ai do të merr afro 500 mijë funta në javë, një shumë dyfish më e madhe se Paul Pogba, i cili qëndron pas Sanchezit me 290 mijë funta në javë.

Edhe pse skuadra e Manchester Cityt njihet me parat që posedon, Kun Aguero është futbollisti më i paguar në skuadër me 220 mijë funta na javë.

Kurse te Chelsea, është Eden Hazard me 220 mijë funta në javë.

Largimi i Sanchezit nga Arsenali më së shumti ka të bëjë me parat se sa për sukseset./IndeksOnline/

Temat: