11:59 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Sanchez nuk udhëton me Arsenalin, gati marrëveshja me klubin e ri (Foto)

Alexis Sanchez nuk do të udhëtoj me skuadrën e tij për ndeshjen e sotit kundër Bournemouth.

Mediat në Angli raportojnë se sulmuesi kilian nuk do të jetë në formacionin e Arsene Wenger, transmeton IndeksOnline.

Krejt kjo pasi Sanchez është afër marrëveshjes me Manchester Unitedin.

Sanchez erdhi nga Barcelona në “Emirates”, por për shkak të trofeve dhe pagës së ultë, është detyruar të largohet nga “Topçinjtë”.

29-vjeçari për Arsenalin ka zhvilluar afro 125 takime dhe ka shënuar 60 gola./IndeksOnline/