20:40 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

Sarri nuk mund të tymosë në fushë, ngushëllehet me filter të cigares [Foto/Video]

Maurizio Sarri e do aq shumë nikotinën saqë është parë duke ‘përtypur’ cigare gjatë fitores së Chelsea ndaj Huddersfield sot.

Ish trajneri i Napolit dukej që kishte nevojë të madhe për një cigare në stol.

Megjithatë, me baza të futbollit anglez që kanë një politikë të rreptë ndaj duhanit, 59-vjeçari nuk ishte në gjendje të tymoste në stadiumin “John Smith” këtë pasdite.

Në vend të kësaj, ai është kapur nga kamerat duke lëvizur në gojë pjesën e filterit të një cigareje. Italiani njihet si një karakter i vërtetë në fushë, gjersa vitin e kaluar ra në sy me pirjen e duhanit në tunel gjersa shoqërohej nga truprojat personale. /IndeksOnline/

Temat: