19:21 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Selena Gomez me fjalë prekëse për ata që i uruan ditëlindjen (Foto)

Ajo dje ka mbushur plot 26 vjet.

Këngëtarja me famë botërore, Selena Gomez dje festoi ditëlindjen. Ajo duket se ka marrë shumë urime meqë ka ndarë disa momente më të mira nga mbrëmja e saj e djeshme

Selena i ka falënderuar të gjithë ata që ia uruan ditëlindjen dhe që festuan me të.

“Shkoi edhe një vit… faleminderit për gjithë dashurinë që më dhatë për ditëlindje. Nuk mund të jem më mirënjohëse për ju dhe për shoqërinë time që festuan me mua. Ju dua si e çmendur! Zoti u bekoftë!”, ka shkruar ajo, transmeton Indeksonline.

Aktorja ka shpërndarë disa fotografi ku shihet mjaft e lumtur./Indeksonline/