17:53 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Senegali shkon te shpija, kualifikohen “Samurajët” dhe Kolumbia (Video)

Kombëtarja e Kolumbisë ka shënuar fitoren e dytë në këtë Kampionat Botëror “Rusi 2018”.

Kolumbia mposhti me rezultat minimal 1 me 0 Senegalin, kombëtare kjo e cila është eliminuar nga faza e grupeve, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Yerri Mina në minutën e 74’të.

Në anën tjetër, Japonia është mposhtur nga Polonia, por për fat të mirë “Samurajët” kanë siguruar kualifikimin.

Edhe pse me pikë të njëjta nga 4 me Senegalin, Japonia siguron fazën eliminim/direkt fal kartonëve të verdhë.

Në fazën tjetër, shkon Kolumbia dhe Japonia, të cilat do të takohen me ekipet e grupit G, Anglia dhe Belgjika./IndeksOnline/