10:20 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Seria e rastësive mes Liverpoolit dhe mbretërisë angleze, që “frikëson” Papa Françeskun… dhe Benediktin!

Një seri koencidencash (makabre) në të cilat përfshihet familja mbretërore angleze, Liverpooli dhe Papa, kanë marrë bujë në mediat Spanjolle.

Mesazhi jep një sërë datash, në të cilat këto tri elemente janë gjithmonë të pranishme transmeton IndeksOnline.

Në vitin 1978, Liverpool u shpall kampion evropian dhe po atë vit Juan Pablo I vdiq, i cili ishte vetëm 33 ditë si kreu i Kishës Katolike. Në vitin 1981 Liverpool përsëri fiton Kupën Evropiane, ndërkohë Papa Gjon Pali II u sulmua për vdekje, ndërsa Charles dhe Diana Spenser festojnë dasmën e shekullit në Angli.

Në vitin 2005, Liverpooli i Benitez dhe Xabi Alonso fituan Ligën e Kampionëve në një nga finalet më të cmendura dhe më të bukura të historisë. Në të njejtin vit, Gjon Pali II vdes, përvec kësaj, Charle i Anglisë martohet me dashurinë e jetës së tij, Camila Parker.

Këtë 19 maj, princi Harry do të martohet me Meghan Markle dhe një javë më vone Liverpool luan finalen e Ligëns se Kampionëve.

Sic shkruajnë në Spanjë, nëse Liverpool ngrit trofeun lartë, ne mund të shohim lëvizjet në selinë papale. Për “fat të mirë” Aaron Ramsey nuk luan për Liverpool, edhe pse për ironi të fatit aktualisht ka dy papë në të cilët mallkimi mund të bjerë.

Të dhënat pak më frytdhynëse vijnë me Kupën e parë Evropianë të fituar nga Liverpool në vitin 1977 dhe të kartën në vitin 1984. Këto vite nuk kishte dasma mbretërorë në Angli dhe asnjë Papë nuk pësoi ndonjë dëm… megjithëse Kryepeshkoi i shquar Makarios kishte vdekur në vitin 1997. /IndeksOnline/