23:53 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Sezoni i Premierligës për Salah mund të ketë përfunduar (Video)

Mohamed Salah rrezikon të dënohet për dy ndeshjet e fundit të Liverpool në Premier League.

Dhe kjo do t’i jepte yllit të Tottenham Harry Kane një motivim ekstra në luftën për Këpucën e Artë.

Sektori disiplinor i FA pritet të shqyrtojë përplasjen e egjiptianit me Bruno Martins Indi të Stoke gjatë barazimit pa gola në Anfield të shtunën.

FA është vënë në dijeni nëpërmjet postimeve të shumtë në mediat sociale të incidentit, ku ylli i Kuq duket që ka dashur të godasë mbrojtësin pranë mesit të fushës.