09:12 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sezoni i ri në BIBL fillon me ndeshjen, Bashkimi – Beroe

Sezoni i ri në Ligën Ballkanike në basketboll, e njohur si BIBL do të startojë sonte.

Ndeshja e parë e këtij sezoni fillon në Prizren, konkretisht në sallën, ”Sezai Surroi”, ku Bashkimi është nikoqir i Beroe.

Bashkimi do të ketë punë mjaft të vështirë me skuadrën bullgare, dhe do ta kërkojë ta nisë me fitore sezonin e ri, transmeton Indeksonline.

Skuadra prizrenase arriti deri në finale të kësaj gare sezonin e kaluar, por pësoi humbje nga Levski.

Në finalen e sezonit të kaluar, paraqitje e Bashkimit ishte prej më të mirave në tri sezonet e fundit.

Përndryshe, gjyqtarë të ndeshjes të sontme do të jenë Vladan Sundic, Miloslav Kaludjerovic dhe Ervin Koci./IndeksOnline/

No automatic alt text available.

Temat: