18:35 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Sfeçla: Ishim një hap para fitores, kur e morëm një goditje të rëndë e të mirëorganizur

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sfeçla ka deklaruar se VV ishte një hap para fitores kur morën një goditje të rëndë e të mirëorganizuar nga brenda e jashtë.

Sipas tij aktivistët dhe qytetarët kësaj radhe janë treguar më të mençur e më të organizuar se ata që dëshiruan ta shkatërrojnë Vetëvendosjen, transmeton Indeksonline.

Sfeçla poashtu ka shtuar mbështetja popullore ekziston dhe se Lëvizja Vetëvendosje shumë shpejt do të vije në pushtet.

Ky është postimi i plotë:

Ishim një hap para fitores, kur e morëm një goditje të rëndë e të mirëorganizuar, nga brenda e nga jashtë. Por aktivistët dhe qytetarët kësaj radhe u treguan më të menҫur e më të organizuar se ata që dëshiruan ta shkatërrojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE!, dhe, ja ku jemi, sërish vetëm një hap larg fitores. Organizata jonë në terren, anëtarësimet e reja si asnjëherë më parë, sondazhet dhe studimet e opinionit publik e konfirmojnë këtë. Me pak më shumë punë nga ne e nga ju, me seriozitet e përkushtim, Lëvizja mund të vijë shumë shpejt në pushtet. Mbështetja popullore ekziston dhe është masive, është detyra jonë ta strukturojmë atë, ta forcojmë e ta rrisim atë duke punuar dhe duke u angazhuar në organizatën tonë dhe jashtë saj.

 

Albin Kurti

LVV ❤