08:11 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shoqja po i martohet, Xhesika me urim emocionues (Foto)

Miqësia mes dy bukurosheve shqiptare, Afërdita Dreshaj dhe Xhesika Berberi, është si vera, që bëhet më e mirë me kalimin e viteve.

Të dyja janë njohur në ‘Miss Universe’ dhe më pas ndoqën njëra-tjetrën në rrugën e suksesit përtej oqeanit. Afërdita dhe Xhesika kanë qenë gjithmonë aty në mbështetje të njëra-tjetrës. Edhe sot kur presin që njëra prej tyre të shkojë drejt altarit.

Afërdita shumë shpejt do të kurorëzojë me martesë dashurinë e saj me Jakub Kindl dhe emocionet e shoqes në këto ditë sa vijnë e shtohen. Me anë të një fotografie dhe me pak fjalë, Xhesika ka treguar se ç’do të thotë miqësia me Afërditën për të.

“Kaq shumë kujtime së bashku. Faleminderit që ke qenë gjithmonë aty kur kisha nevojë për ty…jam shumë e bekuar të kem një shoqe të ngushtë si ty. Të dua shumë!”, – ka shkruar Xhesika. Bukuroshet shqiptare së bashku me disa mikesha të tjera janë nisur drejt Las Vegasit për festën e beqarisë së Afërditës.