22:06 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

Shpërthen Rovena Stefa: Tregon se si Elhaida e komplimentoi e më pas e vlerësoi me 0 pikë

Rovena Stefa, në një intervistë për “Thumb”, sqaroi edhe njëherë disa detaje mbi festivalin e fundit të “Kënga Magjike”. Lidhur me faktin se Elhaida Dani i dha 0 pikë, Rovena s’e kursen ironinë.

“Elhaida mund të vijë dhe të më puthi prap dhe të më thotë sa bukur ke kënduar dhe të më vlerësojë me 0. Po pinin kafe pas provave të “Kënga
Magjike” dhe më tha që kisha kënduar mirë. Hipokrizi e bukur”, ka thënë ajo.

Pra, sipas Rovenës, Elhaida e kishte komplimentuar për këngën, e kishte përqafuar dhe kishin pirë kafe bashkë pas provave gjenerale, por në fund ajo e votoi me 0 pikë.

“Kënga Magjike” ka një sistem votimi të veçantë, ku artistët votojnë për njëri-tjetrin. Kështu përcaktohen finalistët e natës së tretë. Rovena Stefa dhe kënga e saj “Veç një jetë” s’mundi të prekte skenën e finales, ndërsa Elhaida me këngën “E ngrirë” rrëmbeu vendin e dytë në festivalin e njohur.