23:19 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Shqipëria humb me rezultat rekord në basketboll, më mirë mos ta shikoni

Rusia ka turpëruar Shqipërinë, në një ndeshje kualifikuese për kampionatin europian të basketbollit për femra, që do të luhet në vitin 2019.

Në duelin e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Molot” të qytetit të Permit, i vlefshëm për fazën e grupeve nga grupi C, ruset kanë shkërmoqur 148-35 femrat shqiptare.

Që të katërta periodat e sfidës së basketbollit janë dominuar totalisht nga Rusia; 39-11 e para, 33-12 e dyta, 40-10 e treta dhe diferencën më të lartë, ruset e shënuan në periodën e katërt, atëherë kur dukej se shqiptaret nuk kishin fije “takati” të mbetur, 36-2, raporton Tch.

Për Rusinë shkëlqeu basketbollistja Maria Vadeeva, me 24 pikë, 7 topa në tabelë dhe 7 asiste, ndërsa për Shqipërinë, kontributin më të madh në ato pak pikë të shënuara e regjistroi Enxhi Xhanaj, me 11 pikë, 3 topa në tabelë dhe 2 asiste.