21:05 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Shqiptarët në Zvicër pa çmime/ Xhaka dhe Ajeti as në formacionin e vitit (Foto)

Taulant Xhaka nuk është përfshi në formacionin e vitit 2017 në Superligën e Zvicrës.

Federata e Futbollit Zviceran sonte në ceremoninë zyrtare ka zgjedhur 11-futbollistët më të mirë, transmeton IndeksOnline.

Edhe pse Xhaka ishte i nominuar të zgjidhej në 11-en startuese, kjo gjë nuk ndodhi – pasi vendin e tij ia zuri Sekou Sanogo dhe Mohamed Elyounoussi.

Vlen të përmendet se edhe Albian Ajeti humbi garën e futbollistit më të mirë të ri për vitin 2017. Këtë çmim e fitoi Dimitro Oberlin.

Trajneri i vitit 2017 në Superligën e Zvicrës u zgjodh Murat Yakin./IndeksOnline/