21:32 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Si në Botërorin “Brazil 2014”, ashtu edhe në Rusi, kosovari pjesë e Kroacisë (Foto)

Nderim Rexhaj jeton nga mosha një-vjeçare në Kroaci.

Kosovari është pjesë e këtij Kampionati Botëror “Rusi 2018”, shkruan IndeksOnline.

Rexhaj është njëri nga pesë fizioterapeutët e përfaqësueses kroate. Në ekipin përcjellës janë edhe 3 mjekë, 12 trajnerë, një kuzhinier dhe disa anëtarë të tjerë.

Ai iu është gëzuar tej mase fitores së mbrëmshme të Kroacisë nga penalltitë ndaj Danimarkës.

Po ashtu, kosovari ka bërë foto me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovic.

Rexhaj ishte pjesë e stafit të Kroacisë edhe gjatë Botërorit “Brazil 2014”./IndeksOnline/