12:45 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Si reagoi Joshua pas fitores së Fury ndaj Pianetas

Anthony Joshua është i fokusuar që ta mbrojë titullin e kampionit të botë ndaj Alexander Povetkin, kështu që ai nuk e shikoi meçin ndërmjet Tyson Furyt dhe Francesco Pianteas.

Fury u përballë me italo-gjermanin më herët këtë muaj, transmeton IndeksOnline.

Por, Joshua i cili përballet me Povetkin më 22 shtator, mund të përballet me fituesin e meçit, Wilder – Fury vitin e ardhshëm.

Duke folur për Sky Sports, agjenti i tij, Eddie Hean tha: ”E kam pyetur Joshuan nëse e kam parë meçin dhe ai tha ‘Çfarë?”.

”Një natë më pas i thash se a kishte shikuar meçin e Furyt, dhe ai më tha jo dhe më pyeti se çfarë ndodhi”.

”Ai është i fokusuar në përballjen e tij sepse ai e njeh Povetkin. Të gjithë e dinë se do të jetë përballje e vështirë”./IndeksOnline/