14:52 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Simon Cowell ndihmon shoqatën kundër konsumimit të mishit të qenve

Simon Cowell nuk është aq i rreptë sa përpiqet në media.

Ai ka dhuruar 25,000 mijë funte për bamirësi për mbrojtjen e kafshëve, në mënyrë që të ndikoj në mbylljen e një ferme të mishit të qenve në Korenë e Jugut , transmeton Indeksonline.

Shefi i X Factor bëri kontributin bujar për Humane Society International (HSI) dhe dhurimi i tij do të thotë se më shumë se 200 qenë tani do të jenë të sigurtë nga vrasja për t’u përdor si ushqim.

Bamirësia ka postuar falënderimet e tyre në Tëitter me një mesazh të përzemërt që shkruan: “Lajme të mahnitshme”.

“Simon Cowell ka dhuruar me bujari 25,000 funte për apelin tonë të shpëtimit për të na ndihmuar të mbyllim fermën tonë të 13-të #dogmeat në #SouthKorea dhe të shpëtojmë 200+ qen! Ne jemi aq mirënjohës për Simon dhe Syco se do të thotë bota për ne!”

Dashuria e Cowell për qen është dëshmuar disa herë në realitet.

Ai ka tre qenë të llojit ‘Yorkshire Terrier’ dhe ka folur në disa raste rreth zhgënjimit të tij në industrinë e mishit të qenve.

Ai ka mbështetur publikisht fushatën e tyre #EndDogMeat dhe madje u shfaq edhe në emisionin Good Morning Britain në televizionin për të argumentuar se nëse hahet një qen “është sikur të haje mikun tënd”.

Në vitin 2016 ai gjithashtu kundërshtoi publikisht një festival që të hahet mishi i qenit në Yulin, Kinë.