20:41 / E Mërkurë, 04 Tetor 2017 / indeksADMonline

Sinan Vllasaliu në përqafim të bashkëshortes (Foto)

Këngëtari Sinan Vllasaliu është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar për zhanrin të cilin ai e këndon.

Është shumë rrallë aktiv në rrjetet sociale, ndonëse numëron me mijëra ndjekës.

Sinan Vllasaliu është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat publikon herë pas here imazhe nga jeta e përditshme. Burimi i fotos: Instagram

Ndodh që këngëtari herë pas here të publikojë ndonjë ‘selfie’ nga përditshmëria e tij, por më rrallë është shfaqur i ekspozuar me familje.

Së fundmi, si rrallë herë, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shfaqet krah bashkëshortes së tij Teutës.

Dyshja duken shumë të lumtur dhe në harmoni mes vete, teksa i japin një përqafim të ngrohtë njëri-tjetrit.

Pëlqimet dhe komentet nga fansat në këtë fotografi, gjersa njëra nga komentueset është edhe vajza e tyre, e cila shprehej se ka prindërit më të mirë në botë.

Image