18:22 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

S’ka arsye për festë te Liverpooli, 6 javë jashtë fushave lojtari që luajti 90 minuta ndaj Napolit

Liverpooli mbrëmë siguroi kualifikimin në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve pasi mposhti Napolin në “Anfield” me rezultat 1-0.

Por pas ndeshjes Reds kanë marrë një lajm që ua ka prishur festën, shkruan Indeksonline.

Joel Matip duhet të operohet pas një lëndimi në ndeshjen e mbrëmshme.

27 vjeçari është dërguar menjëherë pas ndeshjes në spital dhe më tej është konstatuar se operimi është i pashmangshëm.

Një lëndim i tillë kërkon deri në gjashtë javë kohë për rikuperim, megjithëse kjo varet nga mënyra se si Matip i përgjigjet programeve të tij të trajtimit dhe rehabilitimit. /IndeksOnline/