18:27 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Skandal në futbollin belg, bastiset edhe skuadra e yllit kosovar

Disa prej klubeve më të mëdha belge janë përfshirë në hetime për kurdisje të ndeshjeve.

Futbolli belg tronditet nga një lloj “Calciopoli”.Të përfshirë në këtë skandal janë disa nga klubet e Superligës belge përkatësisht e njohur si Jupiler Pro League.

Policia belge ka kryer kontrolle të hollësishme në ambientet e klubeve të dyshuara. Mes tyre jo pak por pikërisht klubet e renditura në kreun e klasifikimit si Genk, Anderlecht, Club Brugge dhe Standard Liege.

Sipas burimeve belge është arrestuar një prej figurave të rëndësishme të futbollit vendas siç përkon të jetë trajneri kroat i Brugge, Ivan Leko, i cili është arrestuar në shtëpinë e tij.

Operacioni i quajtur, “Duar të pastra” sheh tashmë të arrestuar edhe agjentët Dejan Velkoviq dhe Mogi Bayat.

Federata Belge e Futbollit ka dalë më një komunikatë për shtyp ku ndër të tjera thuhet se çështja është mjaft shqetësuese dhe dëmtuese për imazhin ndërkombëtar të futbollit belg.

Kujtojmë se Genk është skuadra ku luan ylli i Kosovës, Edon Zhegrova. /IndeksOnline/