75 Mall Live Search
09:11 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Skandali i ri trondit Hollywood-in

Producenti i njohur Harvey Weinstein, i cili është njëri nga më të fuqishmit në Hollivud, ka kërkuar falje dhe ka thënë se po shkon në “pushim” pas një varg akuzash për ngacmim seksual, akuza këto që janë zbardhur nga hulumtimi i gazetës “New York Times”.

Aktorja Ashley Judd thotë se 20 vjet më parë, kur me të është dashur të punojë në një projekt, ai e kishte ftuar në dhomën e tij të hotelit, ku e kishte pritur gjysmë i zhveshur.

“Jam i vetëdijshëm se sjellja ime ndaj kolegeve në të kaluarën ka shkaktuar shumë dhimbje dhe për këtë sinqerisht kërkoj shumë falje”, ka deklaruar Weinstein në deklaratën dërguar gazetës “New York Times” pas zbulimit të hulumtimit të enjten. “Edhe pse do të mundohem të jem më i mirë e di se kjo rrugë do të jetë shumë e gjatë. Tani duhet të punoj në veten time dhe të luftoj me demonët e mi. Planifikoj të marr pushim në kompani dhe në rend të parë të merrem me këtë problem”, ka shtuar ai.

Producentin 65-vjeçar, i cili ka qenë i nominuar për çmimin “Oskar” për filmin “New York Gangs” dhe kishte fituar këtë çmim për filmin “Shakespear in Love” në vitin 1999, akuzohet nga shumë femra për ngacmim seksual.

Kështu aktorja Ashley Judd thotë se 20 vjet më parë, kur me të është dashur të punojë në një projekt, ai e kishte ftuar në dhomën e tij të hotelit, ku e kishte pritur gjysmë i zhveshur. Ai e kishte pyetur nëse mund t’i bëjë masazh dhe ta shikojë derisa bën dush. Aktorja dhe regjisorja Lena Dunham ka lavdëruar këto gra që më në fund kanë vendosur të flasin për këtë./Zeri