09:41 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Skuadra e Premierligës bën gati 200 milionë për Bale

Gareth Bale është shndërruar në hero për Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve me dygolëshin kundër Liverpoolit.

Welsiani u la në stol për 60 minuta nga Zidane dhe me tu futur arriti të shënoj dy supergola për t’i dhuruar trofeun e 13-të Realit.

Ai u shpreh i zhgënjyer me faktin se nuk luajti nga fillimi i ndeshjes duke e shprehur edhe në deklaratë pas ndeshjes, shkruan indeksonline.

Por e ardhmja e tij në Santiago Bernabeu është tashmë në dyshim.

Manchester United mendohet se është i gatshëm të paguaj 200 milionë funte për të siguruar shërbimet e Bale.

Djajtë e Kuq gjithashtu mendohet se do t’i ofrojnë 28 vjeçarit një kontratë me një pagë prej 650.000 funte në javë.

Bale u transferua në Madrid në vitin 2013 nga Tottenham për rreth 100 milionë euro, një shumë rekord e kohës. /IndeksOnline/