10:43 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Skuadrave iu bjer “bingo”, FIFA do t’i paguaj për ndeshjet e Kupës së Botës

FIFA ka kërkuar nga klubet që të mbushin formularët e paraparë për futbollistët e tyre që pritet të marrin pjesë në Kupën e Botës në Rusi.

Shtëpia e futbollit botërorë ka rezervuar rreth 209 milionë euro për klubet, futbollistët e të cilëve do të luajnë në Kampionat Botëror me Kombëtarët.

Çdo lojtar që do të luaj në Rusi, klubi do të paguhet rreth 7083 euro për ndeshje.

Në Kampionat Botërorë do të marrin pjesë 736 futbollistë, të ndarë në 32 skuadra, ose 23 futbollistë për skuadër. /IndeksOnline/