11:45 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

S’mbeti kush pa medalje, Thaçi sot ia dha edhe Shyhrete Behlulit (Foto)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shpeshtuar dhënien e Medaljes Presidenciale, duke mos lënë thuajse njeri pa i dhënë një të ngjashme.

Kësaj here Thaçi i dhuroi medaljen në fjalë këngëtares, Shyhrete Behluli, transmeton Indeksonline.

Presidenti Thaçi ka thënë se shqiptarët janë rritur dhe frymëzuar me këngët e saj për atdheun, flamurin, heroizmin, Kosovën dhe Shqipërinë.

Postimi i plotë:

Këngëtares së njohur, Shyhrete Behluli, sot i ndava Medaljen Presidenciale të Meritave. Janë bërë më shumë se katër dekada që pareshtur, me tërë forcat e saj, ajo iu përkushtua zhvillimit dhe promovimit të këngës popullore shqipe. Me këngët e saj për atdheun, flamurin, heroizmin, Kosovën dhe Shqipërinë, janë rritur dhe frymëzuar gjenerata të tëra. HTH