09:13 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Sot, Gjilani – Drita! A do ta “vulos” derbi titullin në Superligë?

Sot zhvillohen katër ndeshje të xhiros së 29’të në Vala Superligën e Kosovës.

Në këtë xhiro do të luhet një prej derbëve më të mëdhenj në Ballkan; Gjilani – Drita, shkruan IndeksOnline.

Dy klubet që kanë pasur një sezon të mirë, por me objektiva të ndryshme. Njëra tani po lufton për titull (Drita), kurse tjetra ka edhe pak punë për ta siguruar mbijetesën (Gjilani).

Ky takim pritet të jetë tepër interesant me një shikueshmëri të madhe si çdo herë tjetër. A do ta “përcaktojë” derbi në njëfarë mënyre edhe punën e titullit, mbetët të shihet sonte. Takimi fillon nga ora 16:00.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe në Drenas, ku Feronikeli pret Prishtinën.

Dy ndeshjet tjera me orar të njëjtë; Llapi – Drenica dhe Liria – Trepca ’89./IndeksOnline/