Sot nuk ishte Manchester United, sot ishte ManchesTERR
Manchester United ka pësuar humbje befasuese nga skuadra e mesit të tabelës, Brighton. Skuadra e Jose Mourinhos u mposht me rezultat 1-0 në një përballje dëshpëruese.
Ishte minuta e 57 e ndeshjes kur Gross arriti që të mposhtë De Gean për t’i sjellur 3 pikët vendimtare Brightonit për të siguruar matematikisht mbijetesën.
Goli i Gross vendos me anë të mekanizmit të teknologjisë që po aplikohet në Premierligë.
Në anën tjetër, United nuk rrezikon pozitën e dytë pasi që ka 77 pikë në tabelë, por që humbja nuk lë shije të mirë në fundin e kampionatit./Indeksonline/