Spalletti: Kemi ëndërruar për ndeshje të tilla
Trajneri i Interit, Luciano Spalletti thotë se skuadra e tij ka ëndërruar të luajë ndeshje të tilla, para ndeshjes me PSV-n në Champions League.
”Nerazzurrët” mund të kualifikohen për fazën e 1/16-tës së finales sot, por vetëm nëse Tottenhami nuk e mposhtë Barcelonën në ”Camp Nou”.
Interi duhet të ketë rezultat më të mirë se Spurs sot, teksa të dyja skuadrat kanë pikë të barabarta, transmeton IndeksOnline.

”Unë mendoj se ajo që kemi bërë deri më tani është shumë e mirë”.
”Nuk mund t’i kthehem të kaluarës. Kështu, kjo nënkupton se e gjithë vëmendja jonë duhet të jetë në këtë drejtim”.
”Duhet ta fitojmë këtë ndeshje, e cila është më e rëndësishmja që prej ardhjes sime këtu. Kemi ëndërruar të zhvillojmë ndeshje të tilla”, tha Spalletti për InterTV./IndeksOnline/