09:02 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Spanjollet “pushtojnë” Premierligën (Foto)

Premierliga është njëra nga Ligat që ka futbollistët më të mirë për momentin, shkruan indeksonline.

Përveç fanatizmit të madh që kanë për futbollistët vendas, megjithatë në një ligë të fortë nuk mund të mungojnë edhe të huajt.

Listën e “azilantave” në Premierligë e kryesojnë spanjollët me 31 futbollist, më pas francezët 25 futbollist, holandezët 22, belgët 20 dhe irlandezët 17.

Kujtojmë se në Premierligë nuk luajnë futbollist të Kosovës ose Shqipërisë me përjashtim të shqiptarëve të Zvicrës dhe Shkodran Mustafit. /IndeksOnline/