16:39 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Spektakël në Superligë, 11 gola në dy ndeshje

Llapi ka mposhtur Gjilanin me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës.

Golat për skuadrën nga Podujeva i shënuan Alidemaj në minutën e gjashtë, Sinani në minutën e 55-të dhe Zeqiri në minutën e 66-të.

Ndërsa golin e vetëm për Gjilanin e realizoi Magani në minutën e 76-të.

Në ndeshjen tjetër, Drita ka mposhtur Ballkanin me rezultat të thellë 6-1.

Golat për kampionët në fuqi i shënuan Haxhimusa në minutën e 12-të, Gerbeshi në minutën e 36-të, Shaqiri në minutën e 47-të, Kukaj në minutën e 59-të (autogol) dhe Krasniqi në minutën e 76-të.

Golin e vetëm për suharekasit e shënoi Baftiu në minutën e 86-të.

Kujtojmë se nga minuta e 49-të Ballkani ishte me një lojtar më pak pas ndëshkimit me të kuq të Krasniqit.

Me këtë fitore, Llapi është në vendin e dytë me 19 pikë, Gjilani në vendin e shtatë me 14 pikë, Drita në vendin e tetë me 13 pikë ndërsa Ballkani është në vend të parafundit me nëntë pikë.  /IndeksOnline/

 

Temat: