15:48 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Stadiumi, ”Fadil Vokrri” kyçet në rrjetin e Termokosit

Nga dita e djeshme, stadiumi, ”Fadil Vokrri” është kyçur në rrjetin e ngrohtores së qytetit, ”Teromokos”.

Kyçja e këtij rrjeti ka përfunduar me sukses në ditën e djeshme.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme, projekti në fjalë është inspektuar nga kryeshefi i Termokosit, Naser Canolli.

Canolli është pritur në stadium nga zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës, të cilët i kanë cilësuar punimet të suksesshme./IndeksOnline/