23:18 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Statusi i tretë nga AKR, Behgjet Pacolli sqaron situatën për koalicionin

Zëvendëskryeministri i parë njëkohësisht Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka sqaruar situatën brenda AKR-së, sa i përket daljes nga Qeveria e Ramush Haradinajt, pas kërkesës së këtij të fundit për shkarkimin e Ministrit të MPB-së, Flamur Sefaj, shkruan Indeksonline.

Pacolli ka thënë se për të ardhmen e saj vendosin kuvendi dhe organet tjera statutore të partisë, ndërkaq shkrimet nëpër facebook, sipas tij nuk prezantojnë qëndrimin zyrtar të partisë.

Deklarata e të parit të AKR-së del të jetë e treta me radhë, pas asaj të Jetlir Zyberajt dhe Rrahim Pacollit.

Ky është postimi i plotë:

AKR ka kuvendin e vet dhe organet tjera statutore dhe si të tillë, vetëm ato vendosin për të ardhmen e AKR-së. Çdo shkrim tjetër nëpër Facebook dhe rrjetet sociale nuk prezenton qëndrimin zyrtar të partisë.